GJUHA SHQIPE
Dialektet
Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë
në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe
Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçarcito! ,
dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme.
Gegnishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë
lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës,
rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën,
Malin e Zi, Serbin, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të
bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e
shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të
Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.
Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke
janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi
me dialektin e Çamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat
Italiane- rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga
emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe
të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe
Trakinë Turke por nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në
Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij
fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga
Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë
shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga
Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin
nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.
Historia
Gjuha zyrtare, e shkruar me gërma latine dhe që u përvetësua në
vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit
të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë
botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës
Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe
të dialekit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të
komunistëve dialekti gegëcito! u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967cito! dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sotcito!
. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por
edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në
morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët
që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin
toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipecito! . Ky vendim politik i marrëcito!
në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe
sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues
ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët
tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.
Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i
15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e
librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e
gegërishtës (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan
veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e
vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga
mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të
çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të
enklavave në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në
shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme
nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të
hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e
tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme
paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato
shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të
rëndësishme për vlerën e tyre letrare.
Gramatika
Kategoritë e gramatikës së shqipes janë shumë të afërme me gjuhët e
tjera evropiane. Emrat tregojnë dukshëm gjininë, numrin, dhe pesë rasa.
Një tipar i pazakonshëm është që emrat ndryshohen më tutje me
prapashtesa për të treguar domethënien e caktuar apo pacaktuar: bukë,
buka. Mbiemrat-përveç numëror dhe disa shprehje të caktuara sasie-dhe
emrat e varur përcjellin emrin të cilin e modifikojnë; dhe ata janë të
shquar në kërkimin e pjesëzës që i përcjell ata që pajtohen me emrin.
Andaj, në “një burrë i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet
nga i, i cili pajtohet me termin për “njeri”; gjithashtu në “dy burra
të mëdhenj”, mëdhenj, forma mashkullore e shumësit nga i madh,
përcjellë emrin burra dhe paraprihet nga një pjesëz që pajtohet me
emrin.
Foljet kanë numrin dhe një llojllojshmëri të formave të gjetura në
Frëngjisht apo Italisht dhe janë mjaft të parregullta në formimin e
rrënjëve të tyre. Shumësat e emrit po ashtu janë të dukshëm për
parregullsitë në një numër të madh të tyre. Kur të përcaktohet një emër
apo një i marrur si i njohur është kundrinori i drejtë, një përemër në
rastin e vërtetë që përsëritë këtë informacion po ashtu duhet të futet
në shprehjen e foljes; p.sh. I-a dhashë librin atij drejtpërdrejtë
është “him-it I-gave the-book to-him, e cila në anglishten standarde do
të ishte “I gave the book to him.”Në përgjithësi, gramatika dhe
dallimet formale të shqipes na kujtojnë greqishten moderne dhe gjuhët
romane, veçanërisht ajo rumune. Tingujt sugjerojnë hungarishten apo
greqishten, por gegërishtja me zanoreve hundore tingëllon më
karakteristike.
Fonetika
-
Artikulli kryesor: Shqiptimi: Alfabeti
A |
B |
C |
Ç |
D |
DH |
E |
Ë |
F |
G |
GJ |
H |
I |
J |
K |
L |
LL |
M |
N |
NJ |
O |
P |
Q |
R |
RR |
S |
SH |
T |
TH |
U |
V |
X |
XH |
Y |
Z |
ZH |
a
|
b |
c |
ç |
d |
dh |
e |
ë |
f |
g |
gj |
h |
i |
j |
k |
l |
ll |
m |
n |
nj |
o |
p |
q |
r |
rr |
s |
sh |
t |
th |
u |
v |
x |
xh |
y |
z |
zh |
Fjalori dhe Kontaktet me gjuhët e tjera
Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjët, po ashtu tregon
jashtëzakonisht disa dëshmi të kontaktit me Greqishten e lashtë; Si e
tillë është Gegërisht mokën (Toskërisht mokër), nga Greqishtja
mekhane’. Kontaktet e afërta me Romakët japin shumë huazime latine -
mik nga Latinishtja amicus, këndoj nga cantare. Përveç kësaj, huazimet
e tilla të fjalëve në Shqip vërtetohen nga ngjashmëritë në zhvillimin e
Latinishtes së folur në Ballkan dhe Rumani, një gjuhë e Romantizmit
Ballkanik. Për shembull, Latinisht paludem u kthye në padulem dhe
pastaj padure në Rumani dhe pastaj pyll në Shqip, të dyja me kuptim të
modifikuar.
Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorë
jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj këto
dy gjuhë reflektojnë kontakte të veçanta historike të kohëve të
hershme. Komunikimet e hershme me barbarët me sa duket kontribuuan
fjalën fjalën "tirq" (nga bashkimi i vjetër “thigh-breech), përderisa
huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund të atribuojnë në kontaktet
kulturore gjatë 500 viteve të kaluara me Venedikasit, Osmanët, Grekët
(deri në jug), dhe Sllavët (deri në lindje).
Një numër i favorshëm i tipareve - p.sh. formimi i kohës së ardhshme
dhe shprehjes së emrit – janë të ndara nga gjuhët tjera të Ballkanit
por kanë një origjinë dhe zhvillim të pakuptueshëm; Shqipja apo forma e
sajë e hershme shumë lehtë mund të jetë burimi për të paktën disa nga
këto. Studimi i tipareve të tilla regjionale në Ballkan është bërë një
rast klasik për hulumtimi mbi fenomenin e përhapjes së gjuhës.
Alfabeti
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë
zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,
F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X,
Xh, Z, Zh.
Alfabeti modern, i vendosur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, është i bazuar në atë Latin.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si
varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një
proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i
saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes
Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin
shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte
i pari qe shprehu qellimët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet
traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve
të tjera. Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare,
përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të
panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua
një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që
i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para
me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori
kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i
Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare
të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U
bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për
njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte
njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa
alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe
alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i
mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e
Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë
diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur
tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll,
nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç,
ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e
la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft
përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në
Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njëhsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri
“Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916.
Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe
dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e
shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare
të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim,
vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe
gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të
cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar. Vendimet e Komisionit
letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan
më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te
zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njëhsimin e gjuhës letrare
kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te
organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme
për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa
projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy
konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e
gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti
i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të
zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë,
në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës
letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove. Në vitin
1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga
parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë
i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në
Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e
kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e
gjuhës letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas
një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e
Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili
ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si
Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i
Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të
gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i
Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë
deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të
cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një
gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej
kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por
në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas
Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme,
që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i
gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980),
Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës
shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995),
II Sintaksa (1997).
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike,
me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt
analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe
gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë
indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka
sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema
zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të
caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta
(a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x,
y, , 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me
shkronja diakritike (ë, ç). Shqipja ka theks intensiteti dhe
përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicën e rasteve,
sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore,
ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende
mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish
(mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt
zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të
tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë,
edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur
si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në
rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël,
etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me
mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~
desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i
madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor
kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan
edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19,
formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj
dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në
gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të
pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të
trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë
evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore,
lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të
pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme
ndërtohet në mënyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua)
+ lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për
të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i
zakonshëm është rendi subjekt+verb+objekt. Leksiku i gjuhës shqipe
përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me
burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane
(ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me
mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera,
si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë
shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e
vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja. Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur
origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e
Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të
Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja
flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në
Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e
ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë
dhjetëvjeçarin e fundit. Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa
universitete dhe qendra albanologjike në bote, si në Paris, Romë,
Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik,
Sofie etj.
Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i
tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe
shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë,
gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës
gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid
Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë
krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte
themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta
kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një
bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të
shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës
shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është
gjuha e ilirëve të lashtë. Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën
shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë
historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e
kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në
vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane
dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij,
studiues të tjerë, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studiuan aspekte
të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe.
G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të
Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache,
Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç
këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F. Miclosich, G.
Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H.
Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj. kanë
dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe,
të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë,
fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së
sotme të shqipes. Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të
albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo
i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të
parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635).
Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe.
Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë,
botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”,
Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata
sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi
botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi
“Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të
shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit
XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës
shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të
rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë
Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”. Pas
shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë
dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës
kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Prof. Dr.Aleksandër
Xhuvani. Aleksandër Xhuvani (1880-1961) Kreu studimet e larta në
Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe
dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare.
Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës
shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e
punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951,
1954, 1956. Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së
gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e
gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për
hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës
shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës
shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren,
paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor
të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan
pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të
dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961). Vepra e
plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në
vitin 1980 është botuar vëllimi i parë. Një zhvillim më të madh njohu
gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan
edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i
Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave,
Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit,
Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i
Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash
përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e
leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u
hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh,
nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954),
“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme”
(1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i
gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor
frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik
ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të
gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik
i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga
shtypi. Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave
gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes
gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota
është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa
(1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me
Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin. Një vend të gjerë
në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e
historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit
shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të
gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha
janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga
E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e
gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe”
(Sh. Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj. Eqerem Cabej
(1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një
nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e
larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar
indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon
veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe
punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimi
të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe
arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në
ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem
Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën
e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës
shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të
filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të
shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II
“Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968),
“Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së
sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e
drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore
brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në
kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të
njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu
prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në
Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”. Me veprimtarinë e
shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë
probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar
lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj
dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e
gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së
cilës është marrë veçanërisht prof. Androkli Kostallari. Në kuadrin e
punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së
gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për
degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë,
veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në
botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot,
janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë);
“Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në
Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm
veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun
etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në
këtë fushë Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe
shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh” Disa nga
figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të
fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin
Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman
Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari,
Idriz Ajeti, etj.
|